Ndërlidhjet

Londër: Jahjaga fton për investime në Kosovë


Atifiete Jahjaga duke folur në sesionin Investo në Kosovë në Londër

Atifiete Jahjaga duke folur në sesionin Investo në Kosovë në Londër

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot në Londër u ka bërë thirrje investitorëve ndërkombëtarë, që të investojnë në Kosovë dhe ka shprehur dëshirën e saj që “Kosova të bëhet destinacion i ardhshëm për investimet” e jashtme.

Këto komente ajo i ka bërë në sesionin “Investimet në Kosovë”, në kuadër të Forumit të 9 Botëror Ekonomik Islamik në Londër, njofton faqja në Internet e presidentes së Kosovës.

Zonja Jahjaga, në fjalimin e sotëm, ka theksuar se Kosova mbetet e “vendosur për t’i adresuar sfidat dhe për t’i çuar përpara reformat e nevojshme”, dhe në këtë kuadër është krijuar “korniza ligjore dhe strukturore, që e bën Kosovën një destinacion tërheqës, konkurrent me vendet e rajonit dhe më gjerë, për investime të huaja dhe vendore”.

Sipas saj, “strategjia e zhvillimit e qeverisë së Kosovës bazohet në sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, promovimin dhe mbështetjen e sektorit privat, përkrahjen e arsimit për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe orientimin e shpenzimeve publike në projekte të mëdha insfrastrukturore, që e lidhin Kosovën me rrugët kryesore”.

Atifete Jahjaga tha se Kosova është e ngazhuar edhe “në reformat strukturore përmes procesit të privatizimit, që ende është një proces në vazhdim duke ofruar mundësi shumë atraktive për sektorët e biznesit”.
XS
SM
MD
LG