Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka kërkuar luftë kundër “nacionalizmit, proteksionizmit dhe ksenofobisë”, derisa është shprehur për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që mbahen vitin e ardhshëm.
Mëtutje, në intervistën për agjencinë Reuters, ai ka kërkuar nga partitë kryesore politike, që t’i theksojnë vlerat evropiane dhe ka shprehur besim se ato do të mbesin në masë të madhe dominante në përbërjen e re të Parlamentit Evropian.
Megjithatë, hulumtimet e opinionit, para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në muajin maj të vitit 2014, sugjerojnë se partitë antievropiane, ashtu sikur edhe ato të së djathtës ekstreme dhe të majtës ekstreme, do të fitojnë mbështetje, për shkak të frustrimit në rritje gjatë tri viteve të trazirave financiare, rritjes ekonomike të tkurrur dhe humbjes së vendeve të punës.