Ndërlidhjet

Izrael: U miratuan planet për ndërtim në Jerusalemin Lindor


Pamje e ndërtimit të vendbanimeve të reja në Jerusalemin Lindor

Pamje e ndërtimit të vendbanimeve të reja në Jerusalemin Lindor

Izraeli i ka shpallur planet për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebrenje në Jerusalemin Lindor.

Ministria e brendshme ka njoftuar sot se për ndërtimin e afro 1500 shtëpive në lagjen Ramat Shlomo është dhënë leja përfundimtare.

Izraeli, poashtu, planifikon zhvillimin e një hapësire arkeologjike dhe turistike afër Qytetit të Vjetër.

Ky njoftim u bë disa orë pasi Izraeli i liroi 26 të burgosur palestinezë, në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për vazhdimin e bisedimeve direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, të cilat ishin ndalur para tri vitesh.

Nabil Abu Rudeina, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha se ky vendim izraelit paraqet “shkatërrim të procesit të paqes”.

Vetë Abbasi tha se ai do ta refuzoj çfarëdo përpjekje të izraelitëve, që lirimin e të burgosurve ta “tregtojnë” me vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve të reja hebrenje.

Izraeli e ka okupuar Jerusalemin Lindor nga Jordania në vitin 1967, gjatë Luftës së Lindjes së Mesme, në vitin 1967.

Palestinezët dëshirojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG