Ndërlidhjet

Çeki: Publikohet videoja e çekeve të rrëmbyera në Pakistan


Vajzat e rrëmbyera çeke Hana Humpalova (majtas) dhe Antonie Chrastecka

Vajzat e rrëmbyera çeke Hana Humpalova (majtas) dhe Antonie Chrastecka

Një video e re me dy çeke, që janë rrëmbyer para shtatë muajve në pjesën jugore të Pakistanit, sot është bërë publike nga familjet e tyre.

Në video shihen Antonie Chrastecka, 25 vjeçare, dhe Hana Humpalova (24), të cilat ishin rrëmbyer derisa udhëtonin me autobus nëpër rajonin Baloçistan në Pakistan, në rrugë për në Indi.

Videoja e incizuar më 23 gusht të këtij viti, sugjeron se dy vajzat mbahen të ndara nga njëra-tjetra.

Humpalova tha se ajo është në gjendje të dobët shëndetësore, për shkak të ushqimit dhe ujit.

“Në rast të vdekjes sime, dëshiroj të varrosem në varrin e familjes së babait tim”, tha Hana Humpalova.

Vajza tjetër, Antonie Chrastecka, ka kërkuar nga qeveria e Çekisë që të bëjë presion ndaj qeverisë së Pakistanit për plotësimin e kërkesave të rrëmbyesve.

Në një video të mëparshme, çeket kanë thënë se rrëmbyesit kishin kërkuar lirimin e një shtetasi të Pakistanit, të burgosur në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG