Ndërlidhjet

Gjermani: Gjykata e filloi dëgjimin për sulmin ajror në Afganistan


Pamje nga një sulm në provincën Kunduz në Afganistan

Pamje nga një sulm në provincën Kunduz në Afganistan

Një gjykatë në Gjermani sot e ka filluar dëgjimin në një rast civil nga farefisi i afro 91 afganëve të vrarë në sulmin ajror të NATO-s para katër vitesh.

Zëdhënësi i gjykatës rajonale në Bon, Philipp Prietze, tha se gjykata e ka shikuar videon e xhiruar nga dy aeroplanë luftartakë të Shteteve të Bashkuara, të involvuar në sulmin ajror në provincën Kunduz në Afganistan, më 4 shtator 2009.

Sulmi ishte urdhëruar nga një kolonel gjerman, i cili ishte frikësuar se militantët do t’i përdornin dy cisterna me naftë për t’i sulmuar trupat e tij.

Shumica e të vrarëve ishin civilë.

Gjermania i ka paguar nga 5 mijë dollarë për secilën familje të viktimave, por disa kërkojnë kompensime shtesë.
XS
SM
MD
LG