Ndërlidhjet

Obama merr përgjegjësinë për problemet e programit shëndetësor


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka marrë “përgjegjësinë e plotë” për problemet në faqen elektronike të kujdesit shëndetësor, të njohur si Obamacare.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të siguruar se ajo të rregullohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Obama.

Sekretarja për Shëndetësisë, Kathleen Sebelius, ka kërkuar ndjesë për problemet irrituese që po pengojnë shumë amerikanë që përpiqen të blejnë sigurime shëndetësore përmes faqes elektronike.

"Amerikanët meritojnë më shumë. U kërkoj ndjesë. Jam përgjegjëse para jush për të rregulluar problemet”, ka thënë Sebelius para një komisioni të Kongresit.

Edhe Obama, edhe Sebelius kanë mbrojtur programin historik shëndetësor, i cili synon të pajisë miliona amerikanë me sigurimë shëndetësore.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi më i madh i zhvilluar pa një sistem kombëtar të kujdesit shëndetësor.
XS
SM
MD
LG