Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë në Baluçistan, 4 të vrarë


Pakistan

Pakistan

Katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Radio Mashaal raporton se bomba ka qenë e vendosur një një motoçikletë në kryeqytetin e provincës, Kueta.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Është po ashtu e paqartë nëse sulmi ka pasur në shënjestër ndonjë person të caktuar.

Baluçistani është strehë e separatistëve që luftojnë për pavarësi dhe pjesë më të madhe të fitimeve nga nafta, gazi dhe mineralet e rajonit.

Kjo provincë po ashtu ka parë dhunë sektare midis sunitëve dhe shiitëve.
XS
SM
MD
LG