Ndërlidhjet

Gjermania dhe SHBA përpiqen të rikthejnë besimin


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët amerikanë kanë takuar një delegacion gjerman në Shtëpinë e Bardhë, pas disa raporteve në media se Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar telefonin mobil të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Zyrtarë të të dyja palëve kanë thënë se takimi ka pasur për qëllim rikthimin e besimit midis tyre.

Të mërkurën, gazeta “Washington Post” ka raportuar se Agjencia për Siguri Kombëtare ka përgjuar direkt lidhjet e komunikimit që përdoren nga Google dhe Yahoo.

Në Kombet e Bashkuara kanë thënë se Uashingtoni ka dhënë garanci se nuk do të përgjojë komunikimet sekrete të kësaj trupe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG