Ndërlidhjet

Rusia kërkon ndihmën e Greqisë për vizat me BE-në


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska do të shtyjë përpara bisedimet për viza me Bashkimin Evropian, pasi Greqia të marrë presidencën e radhës së BE-së, në janar të vitit 2014.

Gjatë takimit në Athinë me ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, Lavrov ka thënë se Moska vlerëson “përcaktimin e miqve grekë për të promovuar marrëdhëniet Rusi-BE”.

Lavrov po ashtu ka folur për nevojën e përmirësimit të këtyre raporteve.
XS
SM
MD
LG