Ndërlidhjet

India nis ndërtimin e statujës më të lartë në botë


Statuja më e lartë në botë që do të ndërtohet në Indi.

Statuja më e lartë në botë që do të ndërtohet në Indi.

India nis sot ndërtimin e statujës më të lartë në botë. Ajo do të jetë katër herë më e lartë se Statuja e Lirisë në Nju Jork.

Statuja e Unitetit do të jetë 182 metra e lartë, do të ndërtohet në shtetin Gujarat dhe do të kushtojë rreth 300 milionë dollarë.

Ajo do t’i kushtohet njërit prej themeluesve të Republikës së Indisë, Sadar Patel, i njohur si “Njeriu i hekurt”.

Kritikët kanë thënë se kjo statujë është e tepërt në një vend, ku një e treta e popullsisë jeton në varfëri.

Ajo do të paguhet nga Qeveria e Gujaratit dhe donacionet publike.
XS
SM
MD
LG