Ndërlidhjet

logo-print

Irani paralajmëron tërheqjen nga projekti i gazit me Pakistanin


Bijan Zanganeh

Bijan Zanganeh

Ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh, ka thënë se Teherani, sipas të gjitha gjasave, do të braktisë një konrtatë miliarda dollarëshe për të furnizuar me gaz Pakistanin.

Sipas kontratës, Irani do të eksportonte 21.5 milionë metra kubë gaz në ditë në Pakistan, nisur nga viti i ardhshëm.

Projekti prej 7.5 miliardë dollarësh ka hasur në vonesa të përsëritura.

Irani ka përfunduar pothuajse ndërtimin e tubacioneve deri në kufi, por Pakistani është përballur me probleme në pjesën e tij, për shkak të paralajmërimeve se mund të shkelë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Irani aktualisht prodhon rreth 600 milionë metra kubë gaz në ditë, të cilat i shfrytëzon pothuajse vetëm për konsum të brendshëm,

Klinet i tij i huaj është vetëm Turqia.
XS
SM
MD
LG