Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës miraton projekt-buxhetin për 2014


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2014.

“Në kuadër të këtij buxheti, të hyrat buxhetore do të jenë 1 miliard e 458 milionë euro, ndërsa shpenzimet do të jenë 1 miliard e 590 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar edhe disa projektligje të tjera, në mesin e tyre: Projektligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG