Ndërlidhjet

logo-print

Prokuroria pushon hetimet kundër Vulinit


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka tërhequr urdhër-arrestin e lëshuar ndaj ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, dhe ka pushuar hetimet kundër tij.

Vulin ka qenë i dyshuar për hyrje ilegale në Kosovë me datën 16 tetor.

Në një kumtesë për media, prokuroria thotë se, bazuar në dëshmitë që ka mbledhur policia, Vulin ka hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës hekurudhore Kralevë-Zveçan-Mitrovicë e Veriut, e cila është pikë e autorizuar për kalim kufitar.

Rrjedhimisht, prokuroria thotë se ka marrë aktvendim për pushimin e hetimeve kundër Vulinit.
XS
SM
MD
LG