Ndërlidhjet

Snowden së shpejti nis punën


Edward Snowden

Edward Snowden

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka gjetur punë në një ueb-faqe të Rusisë.

Avokati i tij, Anatoly Kucherena, ka thënë se Snowden do të nisë punën në nëntor.

Ai nuk e ka përmendur emrin e ueb-faqes, për arsye të sigurisë.

Snowden, ish-kontraktor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, përballet me akuzat për spiunazh në Shtetet e Bashkuara, pasi ka zbuluar detaje për programet amerikane të mbikëqyrjes.

Në muajin gusht, atij i është dhënë azil i përkohshëm në Rusi.
XS
SM
MD
LG