Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani dënon sulmet e SHBA-së


Pakistan

Pakistan

Qeveria e Pakistanit ka protestuar kundër sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara me aeroplanë pa ekuipazh.

Përmes një deklarate për media, Ministria e Jashtme pakistaneze i ka cilësuar sulmet e sotme në rajonin e Vaziristanit Verior, si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Pakistanit.

Radio Mashaal ka raportuar për tre militantë të vrarë në sulmet pranë qytetit Miranshah.

Ato ndodhin një javë pasi kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të ndalojë sulmet e tilla.

Ato po ashtu vijnë një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes e Pakistanit ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave, 317 sulme të telekomanduara kanë vrarë 2,160 militantë islamikë dhe 67 civilë qysh në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG