Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Irak, 12 të vrarë


Tuz Khurmatu, 31 tetor, 2013.

Tuz Khurmatu, 31 tetor, 2013.

Së paku 12 persona janë vrarë sot nga dhuna në Irak.

Sulmet e dyfishta me bomba në qytetin Tuz Khurmatu, në veri të Bagdadit, kanë vrarë gjashtë persona dhe kanë plagosur 42 të tjerë.

Ndërkohë, trupat e tri grave me sy të mbyllur dhe të qëlluara në kokë janë gjetur në një lagje me shumicë shiite të kryeqytetit.

Po sot, dy ushtarë janë vrarë në qytetin Mosul – njëri nga persona të armatosur, ndërsa tjetri nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës.

Persona të armatosur kanë vrarë po ashtu një milic të Al Kaidës, në një postbllok në qytetin Baji.

Iraku është duke kaluar nëpër dhunën më të keqe qysh në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG