Ndërlidhjet

logo-print

Britania heq pjesërisht ndalesën e filmimit në gjykata


Ilustrim

Ilustrim

Britania ka hequr pjesërisht ndalesën për filmime brenda sallave të gjyqit.

Sot, për herë të parë, kamerat televizive janë lejuar në njërën nga gjykatat më të larta të vendit.

Kreu i lajmeve në BBC, James Harding, e ka cilësuar këtë si “moment historik për drejtësinë dhe gazetarinë”.

BBC dhe transmetuesit e tjerë televizivë kanë bërë fushatë për vite të tëra, kundër kësaj ndalese.

Me rregullat e reja, ekipet televizive do të lejohen të filmojnë argumentet e avokatëve, gjykimet dhe vërejtjet e bëra nga gjyqtarët.

Por, dëshmitarët, viktimat dhe të pandehurit nuk do të filmohen.

Ndalesa e filmimit ka qenë në fuqi qysh në vitin 1925.

Gjykata Supreme, megjithatë, nuk ka qenë e prekur nga ndalesa.
XS
SM
MD
LG