Ndërlidhjet

BE dënon ekzekutimet e 18 të burgosurve në Iran


Bruksel
Bruksel
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen e tij për Teheranin, që t’iu japë fund dënimeve me vdekje.

Apeli pason raportet se Irani ka ekzekutuar 18 persona të shtunën.

Sebastien Brabant, zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se BE-ja “ka qëndrim shumë të fortë dhe parimor kundër dënimit me vdekje”.

Prokurorët në Iran kanë thënë se 16 prej të ekzekutuarve janë ndëshkuar për vrasje të rojeve të kufirit Iran-Pakistan.

Dy kurdë janë ekzekutuar në të njëjtën ditë, nën akuzat se kanë pasur lidhje me grupet e armatosura.

Ekzekutimet janë dënuar edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch dhe Amnesty International.
XS
SM
MD
LG