Ndërlidhjet

Ukrainë: Aktivistët anti-gay duan ndryshime në traktatin me BE-në


Protesta para Ambasadës së Polonisë në Kiev, 31 tetor 2013.

Protesta para Ambasadës së Polonisë në Kiev, 31 tetor 2013.

Aktivistët antihomoseksualë në Ukrainë kanë kërkuar që klauzola, e cila ndalon diskriminimin kundër pakicave seksuale, të përjashtohet nga Marrëveshja e Asociimit me Bashkimin Evropian.

Këtë marrëveshje, Kievi shpreson ta nënshkruajë muajin e ardhshëm në samitin e BE-së, në Vilnius.

Dhjetëra anëtarë të Komitetit të Prindërve të Ukrainës janë tubuar para Ambasadës së Polonisë në Kiev, duke thënë se klauzola promovon një “homo-diktaturë”.

Protestuesit i kanë dorëzuar edhe një letër ish-presidentit të Polonisë, Aleksander Kwasniewski, i cili aktualisht ndodhet në Ukrainë.

Ata i kanë bërë thirrje atij që të ndihmojë Ukrainën “për të ruajtur vlerat tradicionale familjare”.
XS
SM
MD
LG