Ndërlidhjet

Zannier: Shqetësim për situatën në veriun e Kosovës


Lamberto Zannier

Lamberto Zannier

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier, sot ka shprehur shqetësim për situatën në pjesën veriore të Kosovës.

“Personalisht vazhdoj të jem i shqetësuar për paqartësinë e kushteve të sigurisë në terren dhe për fushatën për bojkot, që po vazhdon në veri, që përfshinë frikësim të kandidatëve, të votuesve dhe personave të angazhuar në procesin zgjedhor”, tha Zannier, dhe ka shtuar se “kjo mund të ndikoj negativisht në pjesëmarrje në ditën e zgjedhjeve”.

Mëtutje, siç njofton OSBE-ja, ai u tha ambasadorëve të 57 vendeve anëtare se në mbledhjen e udhëhequr dje nga OSBE-ja, ndërmjet përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, është trajtuar një numër i çështjeve të rëndësishme.

“Këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë, jo vetëm për popullatën lokale në veri dhe palët e interesuara në këtë proces, por poashtu për pajtimin dhe normalizimin e përgjithshëm të raporteve në rajon”.

OSBE-ja i lehtëson zgjedhjet lokale më 3 nëntor në pjesën veriore, duke ndihmuar me mbështetje teknike, për t’i mundësuar votimet në katër komuna dhe ato jashtë Kosovës, nëpërmjet postës.
XS
SM
MD
LG