Ndërlidhjet

Kosovë: Tërnavës – mandati i tretë në BIK


Naim Tërnava

Naim Tërnava

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), do të drejtohet edhe për pesë vjet të tjera nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Me shumicë votash, Kuvendi i kësaj bashkësie vendosi sot për t'ia dhënë mandatin e tretë me radhë zotit Tërnava, me ç’rast u përmbyll një proces shumë i debatueshëm i zgjedhjeve në këtë bashkësi.

Kundërshtarët thanë se zoti Tërnava e kishte përgatitur terrenin për rizgjedhjen e tij, duke ndryshuar kohë më parë Kushtetutën e Bashkësisë Islame.

Pak pas rizgjedhjes, myftiu Tërnava tha se gjatë mandatit të ri të tij do të vazhdojë të ngulë këmbë për futjen e edukatës fetare në shkollat publike dhe për të krijuar mundësi që vajzat, që mësojnë në shkollat publike të kenë mundësi të bartin shamitë, gjë që është e ndaluar me një urdhëresë adminsitrative të autoriteteve të arsimit në Kosovë.

Procesi i zgjedhjeve, i zakonshëm çdo pesë vjet, kësaj radhe nxiti përplasje të brendshme dhe debate që janë cilësuar si përplasje ndërmjet vijave radikale dhe të moderuara, raporton Zëri i Amerikës.

Ish kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame, Xhabir Hamiti, i cili u shkarkua në muajin gusht, në një proces që ai e cilësoi të paligjshëm, thotë se në Bashkësinë Islame ka një tendencë të monopolizimit të çdo gjëje brenda saj nga një grup i caktuar.
XS
SM
MD
LG