Ndërlidhjet

Është përuruar në Turqi një tunel nënujor i gjatë 13,6 kilometra, me 1.4 kilometra nën shtratin e detit. Tuneli lidh Azinë me Evropën, kurse për ta përfunduar këtë projekt, u deshën 9 vjet, derisa çmimi ishte rreth 2,8 miliardë dollarë.

Ndërkaq, për të udhëtuar nga Azia deri në Evropë, përmes tunelit, duhen vetëm 4 minuta. Trenat që qarkullojnë në këtë tunel, mund të zënë 1,5 milionë udhëtarë në ditë.

Tuneli i emëruar, “Tuneli i Detit Marmara” u përurua të martën, në përvjetorin e 90 të shtetit të Turqisë.

Gajtë inaugurimit ishin të pranishëm krerët më të lartë shtetërorë të Turqisë, por edhe figura tjera të shquara nga shumë vende. Aktualisht, në punim e sipër është një tunel tjetër, i cili do të lidh Stambollin me kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku, po ashtu brenda Marmarasë, e që pritet të mbarojë në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG