Ndërlidhjet

Gjermani: Dy milionë euro për veriun e Kosovës


Ministria federale e punëve të jashtme e Gjermanisë në vitin 2014, do t’i vë në dispozicion dy milionë euro për projekte në pjesën veriore të Kosovës, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Në njoftim theksohet se “synimi është që me këto mjete të nxitet zhvillimi i këtij rajoni dhe në këtë mënyrë të përkrahet procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Këto projekte parashihet të realizohen në fillim apo aty kah mesi i vitit 2014.
XS
SM
MD
LG