Ndërlidhjet

Siri: Më tepër se 120 mijë të vrarë në konflikt


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në një lagje të kryeqytetit Damask në Siri
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në një lagje të kryeqytetit Damask në Siri
Grupi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thotë se më se 120 mijë njerëz janë vrarë deri tash në konfliktin 31 mujor në Siri.

Ky grup ka njoftuar sot se i ka dokumentuar 120,296 njerëz, përfshirë 42,495 civlë, që janë vrarë gjatë luftimeve në Siri, prej fillimit të konfliktit, në muajin mars të vitit 2011.

Observatori Sirian, poashtu, thotë se në mesin e të vrarëve janë edhe 187 pjesëtarë të grupit Hezbollah të shiitëve të Libanit, 61 luftëtarë josirianë në anën e qeverisë së Sirisë, dhe 2772 njerëz të paidentifikuar.

Më 25 korrik të këtij viti, Kombet e Bashkuara patën vlerësuar se deri tash në konfliktin në Siri janë vrarë 100 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG