Ndërlidhjet

Gaza: Katër militantë të Hamasit janë vrarë nga sulmi izraelit


Ilustrim
Ilustrim
Nga sulmi ajror izraelit sot janë vrarë tre militantë palestinezë në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Zyrtarët thanë se cak i sulmit ajror ishte tuneli nëntokësor me një arsenal të dyshuar të armatimit.

Sulmi ajror është ndërmarrë pas përleshjeve ndërmjet ushtarëve të izraelit dhe militantëve të Hamasit. Nga kjo përleshje, mbrëmë vonë, është vrarë një militant dhe një tjetër është plagosur.

Në përleshje janë plagosur edhe pesë ushtarë izraelitë.

Luftimi filloi kur ushtarët izraelitë u përpoqën për ta shkatërruar tunelin, afër qytetit Khan Younis.

Ushtria e Izraelit e ka akuzuar Hamasin për ndërtimin e një tuneli nëntokësor, me gjatësi 1700 metra, nën kufirin që çon në Izrael, për të ndërmarrë sulme kundër izraelitëve.
XS
SM
MD
LG