Ndërlidhjet

Rusi: Dy të vrarë nga sulmi në gjykatë


Pamje e gjykatës në Kurgan

Pamje e gjykatës në Kurgan

Dy vetë janë vrarë në një gjykatë në qytetin Kurgan në pjesën perëndimore të Siberisë në Rusi.

Vrasjet u shkaktuan nga hedhja e tri granatave nga një person brenda në gjykatë, pasi administratorët nuk e kishin lejuar atë të hynte në sallë.

Sulmuesi ishte plagosur rëndë dhe vdiq më vonë në spital. I vrari tjetër ishte një administrator.

Dy vizitorë janë plagosur në këtë incident.

Zyrtarët thanë se personi që sulmoi ishte i njohur për kriminalitet, por motivi i sulmit nuk është i njohur.
XS
SM
MD
LG