Ndërlidhjet

Kanada: Politikani është parë duke thithur drogë


Pamje nga Toronto në Kanada

Pamje nga Toronto në Kanada

Policia në Toronto të Kanadasë thotë se e ka një video, që duket se e paraqet prefektin Rob Ford, duke thithur kokainë.

Shefi i policisë së Torontos, Bill Blair, tha mbrëmë gjatë një konference për gazetarë, se në video shihet prefekti, por ka refuzuar të hyjë në detaje, duke thënë vetëm se pamjet janë “në përputhje” me raportet e mëparshme në media.

Në muajin maj, blogu amerikan Gawker, dhe “Toronto Star” raportuan për ekzistencën e videos, që duket se e paraqet prefektin Ford duke thithur një gyp qelqi që përmbante drogë.

Ford i ka hedhur poshtë pohimet se ka thithur drogë, por ka thënë se nuk mund ta komentoj videon, pasi çështja aktualisht është në një gjykatë.

Ai tha se nuk do të paraqes dorëheqje.
XS
SM
MD
LG