Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Personat e armatosur i kanë vrarë gjashtë vetë


Pamje nga një sulm i mëparshën në Pakistan

Pamje nga një sulm i mëparshën në Pakistan

Zyrtarët thonë se personat e armatosur sot i kanë vrarë gjashtë vetë në provincën e trazuar jugperëndimore Baloçistan në Pakistan.

Shumica e viktimave raportohet se janë myslimanë shiitë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Myslimanët shiitë, që është një sekt pakicë në Pakistan, është ballafaquar me një numër të sulmeve në Baloçistan gjatë viteve të fundit.

Shumica e sulmeve janë ndërmarrë nga një grup militant i ndërlidhur me al –Kaidën.
XS
SM
MD
LG