Ndërlidhjet

Turqia do ta transportojë naftën irakiane në botë


Flamuri turk

Flamuri turk

Ministri turk i Energjetikës, Taner Yildiz, ka thënë se Turqia do ta ndihmojë Irakun që ta transportojë naftën e saj, nëpër tregjet botërore.

Por, Yildiz ka shtuar se autoritetet turke janë në dijeni të ndasive në mes të Qeverisë irakiane në Bagdad the përfaqësuesve të rajonit autonom të Kurdistanit, dhe se nuk do të transportojnë naftë nga ky rajon pa aprovimin pararpak të Bagdadit zyrtar.

Komentet e Yildiz vijnë pasi autoritetet irakiane në Kurdistan thanë se do të ndërtojnë një linjë të dytë furnizimi, për ta dërguar naftën deri në Turqi.

Qeveria irakiane ua ka tërhequr vërejtjen kompanive perëndimore për anashkalimin e Bagdadit zyrtar, dhe nënshkrimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjeve me autoritetet kurde.

Qeveria irakiane ka kërcënuar se do t’ua ndalojë zhvillimin e aktiviteteve biznesore, kompanive që angazhohen në kontrata të tilla me autoritetet kurde.
XS
SM
MD
LG