Ndërlidhjet

Pakistan: Katër te vdekur nga sulmet e telekomanduara


Ilustrim / Aeroplan i telekomanduar
Ilustrim / Aeroplan i telekomanduar
Shërbimet inteligjente pakistaneze thonë se dyshojnë që një sulm i telekomanduar amerikan ka vrarë së paku katër persona në Waziristanin perëndimor.

Zyrtarët thanë se dy predha goditën një shtëpi të premten, në fshatin Dande Derpa Khel, afër qytetit më të madh të këtij rajoni, Miran Shah.

Një burim i veçantë ushtarak, ka thënë se ushtria po heton nëse në mesin e të vrarëve bën pjesë edhe një komandant i lartë i talibanëve.

Waziristani verior është një strehë e rëndësishme e talibanëve pakistanezë dhe ndodhet në kufi me Afganistanin.

Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin me gazetarët.

Ky është sulmi i dytë i telekomanduar, që nga vizita e kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif në Uashington, ku ai kërkoi ndërprejen e sulmeve të tilla.
XS
SM
MD
LG