Ndërlidhjet

logo-print

Muiznieks: Azerbajxhani duhet “të reformohet”


Nils Muiznieks

Nils Muiznieks

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, ka thënë se Azerbajxhani duhet të kryejë një varg reformash para se ta marrë kryesinë e radhës së Këshillit të Evropës.

Në një intervistë dhënë Evropës së Lirë, ai ka thënë se autoritetet e këtij vendi duhet t’i lirojnë aktivistët, gazetarët, dhe politikanët opozitarë, të cilët po mbahen nën akuza të cilave iu “mungon kredibiliteti”.

Ai ka bërë gjithashtu thirrje që Azerbajxhani ta respktojë lirinë e shprehjes dhe të tubimit para se ta marrë kryesinë e radhës.

Muiznieks tha se vetëm me “lëvizje serioze përpara”, Azerbajxhani do të ketë mundësi ta udhëheqë sukseshëm Këshillin.

Kryesimi gjashtë mujor i Azerbajxhanit me Këshillin e Evropës nis në maj të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG