Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët konfirmojnë vrasjen e kreut të tyre


Hakimullah Mehsud
Hakimullah Mehsud
Radio Mashaal e Pakistanit, e cila operon nën ombrellën e Radios Evropa e Lirë, raporton se burime nga talibanët pakistanezë konfirmojnë se lideri i këtij grupi, Hakimullah Mehsud, është vrarë nga një sulm, që dyshohet të ketë qenë i telekomanduar nga forcat amerikane.

Më heret, burime të inteligjencës kishin thënë se nga rënia e një predhe ishin vrarë katër persona në Danda Darpa Khel, një fshat afër kryqytetit të rajonit të Waziristanit Verior, Miran Shah.

Shoferi i Mehsudit dhe një ndihmës i tij, raportohen të jenë gjithashtu në mesin e viktimave.

Grupi i talibanëve pakistanezë të Mehsudit është ombrellë e grupeve militante, të cilat veprojnë ndaras por kanë aleancë, përfshirë edhe ato në Afganistan.

Mehsudi e morri në dorë udhëheqjen e talibanëve pakistanezë në vitin 2009, pasi udhëheqësi paraprak u vra nga një sulm të telekomanduar.

Mehsud ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Pakistan, dhe është raportuar si i vrarë edhe më parë, për disa herë me radhë.
XS
SM
MD
LG