Ndërlidhjet

logo-print

Maduro: Twitter pjesë e “komplotit” kundër meje


Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro e ka akuzuar Twitterin se e ka sulmuar llogarinë e tij dhe ato të pjesëtarëve të kabinetit të tij, si pjesë e një komploti të së djathtës.

Maduro tha se sulmet ishin organizuar në bashkëpunim me disa rrjete sociale në përpjekje për të nxitur trazira dhe për t’i anuluar zgjedhjet e ardhshme lokale, që mbahen më 8 dhjetor.

Ministrja për Komunikim, Delsy Rodriguez, tha se rreth 6,600 ndjekës së llogarisë së Maduros në Twitter, u zhdukën nga lista brenda dhjetë minutash, duke shtuar se edhe llogaria e saj kishte qenë pjesë e sulmit.

“Ne kemi zbuluar një sulm masiv nga kompania Twitter” ka thënë Maduro.

Zyrtarë nga Twitter kanë refuzuar të komentojnë mbi rastin, raporton AFP.
XS
SM
MD
LG