Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë pritet të zgjedhin liderin e ri


Hakimullah Mehsud
Hakimullah Mehsud
Udhëheqësit talibanë të Pakistanit pritet të zgjedhin sot kryetarin e ri të lëvizjes militante, pasi Hakimullah Mehsud është vrarë në një sulm të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara.

Talibanët dhe burimet e inteligjencës kanë thënë se Mehsud është vrarë të premten, së bashku me katër persona të tjerë në rajonin e Vaziristanit Verior.

Raportet, megjithatë, nuk janë konfirmar as nga Qeveria e Pakistanit, as nga ajo e Shteteve të Bashkuara.

Mehsud është deklaruar i vrarë disa herë më parë.

Ai ka marrë udhëheqjen e talibanëve pakistanezë në gusht të vitit 2009, pasi një sulm i telekomanduar ka vrarë liderin e mëparshëm.
XS
SM
MD
LG