Ndërlidhjet

logo-print

Obama apelon për një Irak të begattë dhe pa dhunë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë thirrje për një Irak të begattë dhe pa dhunë.

Ai ka folur në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki.

Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan që Iraku të miratojë ligjin për zgjedhjet, në mënyrë që irakianët të diskutojnë dallimet e tyre politike, në vend se të përdorin dhunë.

Maliki ka thënë se pajtohet plotësisht me presidentin amerikan, për nevvojën e një zgjidhjeje paqësore për Irakun, ku sulmet terroriste kanë shënuar rritje.

Dy liderët kanë diskutuar edhe për situatën në Siri dhe përpkekjet për të zgjidhur krizën me programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG