Ndërlidhjet

Kërstimir Pantiq sulmohet fizikisht


Kërstimir Pantiq

Kërstimir Pantiq

Persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht kandidatin e Iniciativës Qytetare Serbe për kryetar të veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq.

Mediat serbe thonë se Pantiq ka marrë lëndime në kokë dhe fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në veri të Mitrovicës.

Shefja e zyrës administrative të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, Adriana Hoxhiq, ka dënuar sulmin, raporton B92.
XS
SM
MD
LG