Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë zgjedhin liderin e ri


Khan Said Sajna
Khan Said Sajna
Talibanët pakistanezë kanë emëruar një lider të ri të lëvizjes islamike, pas vrasjes së Hakimullah Mehsudit në një sulm të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara.

Radio Mashaal raporton se Khan Said Sajna është zgjedhur udhëheqës i grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan.

Talibanët dhe burimet e inteligjencës kanë thënë se Mehsud është vrarë të premten, së bashku me katër persona të tjerë në rajonin e Vaziristanit Verior.

Raportet, megjithatë, nuk janë konfirmar as nga Qeveria e Pakistanit, as nga ajo e Shteteve të Bashkuara.

Mehsud është deklaruar i vrarë disa herë më parë.
XS
SM
MD
LG