Ndërlidhjet

Kinë: 11 të vrarë nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh


Kinë (foto ilustruese)

Kinë (foto ilustruese)

Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë ka vrarë 11 persona dhe ka plagosur 17 të tjerë.

Mediat shtetërore thonë se incidenti ka ndodhur në qytetin Cenksi, të rajonit autonom, Guangksi.

Ajencia Xinhua thotë se shumica e viktimave janë punonjëse femra.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Industria e fishekzjarreve në Kinë vuan nga standarde të dobëta të sigurisë dhe ka pësuar një varg incidentesh në vitet e fundit.

Në muajin shkurt, 11 persona kanë vdekur, pasi një kamion që bartte fishekzjarre, ka eksploduar dhe ka shkatërruar një urë në pjesën qendrore të Kinës.
XS
SM
MD
LG