Ndërlidhjet

OSBE dënon sulmin ndaj Pantiqit


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar sulmin ndaj njërit prej kandidatëve për kryetar të Mitrovicës së veriut, Krstimir Pantiq.

“Kam reaguar në mënyrë të vazhdueshme kundër përdorimit të forcës dhe përpjekjeve për të minuar të drejtën e votuesve në veriun e Kosovës, që të ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre për të votuar. Sulmi i mbrëmshëm ndaj z. Pantiq është i fundit në serinë e përpjekjeve të tilla dhe unë e dënoj fuqishëm,” ka thënë Schlumberger, duke u bërë thirrje agjencive për zbatim të ligjit që të hetojnë këtë sulm dhe t’i ndjekin kryesit e tij.

OSBE është duke i lehtësuar zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e 19 prillit në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Pantiq, kandidat i Iniciativës Qytetare Serbe, është sulmuar mbrëmë nga persona të maskuar në veri të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG