Ndërlidhjet

Athina dënon vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë


Flamuri i partisë Agimi i Artë
Flamuri i partisë Agimi i Artë
Policia greke ka bërë të ditur se dy personat e vrarë pranë zyrave të partisë neo-naziste, Agimi i Artë, janë anëtarë të kësaj partie.

Sulmi ka ndodhur të premten vonë, ndërsa Qeveria greke e ka dënuar fuqishëm atë.

“Vrasësit, kushdo që janë ata, do të trajtohen pa u kursyer nga sistemi ynë i drejtësisë, si dhe nga shoqëria e bashkuar greke. Le ta dijë secili këtë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Simos Kedikoglou.

Sulmi ka ndodhur disa javë pasi disa anëtarë të Agimit të Artë, përfshirë liderin e partisë, janë arrestuar nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale.

Arrestimet kanë pasuar vrasjen e aktivistit antifashist, Pavlos Fyssad, në muajin shtator.

Javën e kaluar, ligjvënësit grekë kanë votuar për të pezulluar fondet shtetërore për Agimin e Artë – partinë e tretë më të popullarizuar në Greqi.
XS
SM
MD
LG