Ndërlidhjet

logo-print

Malajzia “proteston” kundër spiunimit


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Malajzisë ka thirrur në biseda informative krerët e misioneve diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe të Australisë në Kuala Lampur, në lidhje me një rrjet të spiunazhit në Azi, i cili dyshohet se udhëhiqet nga SHBA-ja.

Ministria e Jashtme e Malajzisë ka thënë se raportet për spiunim mund të “dëmtojnë rëndë” marrëdhëniet.

Ajo ka thënë se tashmë ka dorëzuar edhe një notë proteste.

Kina dhe Indonezia po ashtu kanë protestuar ndaj pretendimeve se ambasadat e Australisë janë përdorur për të përgjuar telefonat dhe për të mbledhur të dhëna për SHBA-në.

Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Anifah Aman, ka thënë se “aktivitetet e tilla nuk bëhen në mes të miqve të ngushtë”.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG