Ndërlidhjet

Ivanishvili propozon pasuesin e tij


Ivanishvili duke propoziat Garibashvilin në Tbilisi, 2 nëntor, 2013.

Ivanishvili duke propoziat Garibashvilin në Tbilisi, 2 nëntor, 2013.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, ka propozuar aleatin e tij të ngushtë, ministrin e Brendshëm, Irakli Garibashvili, për ta pasuar atë në postin e kreut të qeverisë.

Ivanishvili ka thënë se do të japë dorëheqje pasi Giorgi Margvelashvili të betohet në postin e presidentit më 17 nëntor.

Garibashvili duhet të nominohet nga parlamenti dhe të miratohet nga Margvelashvili, por të dy këta hapa shihen si formalë, pasi parlamenti dominohet nga koalicioni Ëndrra Gjeorgjiane dhe Margvelashvili është aleat i Ivanishvilit.

Margvelashvili është zgjedhur muajin e kaluar për të pasuar Mikheil Saakashvilin.

Me ndryshimet e reja kushtetuese, pozita e kryeministrit është më e fuqishme se ajo e presidentit në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG