Ndërlidhjet

DV vëzhgon zgjedhjet edhe në komunat veriore


Prishtinë, 2 nëntor 2013.

Prishtinë, 2 nëntor 2013.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesin e Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD), Betim Musliu, dhe përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim.

Sipas kumtesës nga Presidenca, Musliu e ka njoftuar Jahjagën për përgatitjet për të vëzhguar punën e institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësisë, të angazhuara në procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Edhe përfaqësuesi i Koalicionit Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, e ka njoftuar po ashtu presidenten me përgatitjet e Koalicionit për të vëzhguar nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve në të gjitha vendvotimet, përfshirë edhe vendvotimet në katër komunat në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka thënë se angazhimi i shoqërisë civile në procesin e zgjedhjeve është i një rëndësie të veçantë, sepse këto zgjedhje janë një test i demokracisë për Kosovën dhe i pjekurisë politike në vend.
XS
SM
MD
LG