Ndërlidhjet

Rritet siguria në prag të maratonës së Nju Jorkut


Komisionari i Departamentit të policisë në Nju Jork, Ray Kelly.

Komisionari i Departamentit të policisë në Nju Jork, Ray Kelly.

Autoritetet e Nju Jorkut kanë marrë masa shtesë të sigurisë, në prag të maratonës së nesërme, për të parandaluar çdo sulm të ngjashëm me atë që ka ndodhur në maratonën e Bostonit, më 15 prill.

Policia thotë se disa mijëra policë, zhytës, helikopterë, qenë që nuhasin bombat dhe kamera do të kujdesen për vrapuesit në garën prej 42.2 kilometrash.

“Kemi pa dyshim prani të madhe të uniformave”, ka thënë komisionari i Departamentit të policisë në Nju Jork, Ray Kelly.

Nga sulmet në maratonën e Bostonit kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 264 të tjerë.

Në maratonën e Nju Jorkut pritet të marrin pjesë rreth 48,000 vrapues.

Vitin e kaluar, maratona në Nju Jork është anuluar për shkak të super-stuhisë Sandy.
XS
SM
MD
LG