Ndërlidhjet

Vrasja e Mehsudit “fundos” përpjekjet për paqe


Hakimullah Mehsud

Hakimullah Mehsud

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar, ka thënë se vrasja e udhëheqësit të talibanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud, ka “fundosur” përpjekjet për bisedime paqësore me grupin kryengritës.

Mehsud është vrarë të premten në rajonin e Vaziristanit Verior nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara.

Nisar ka thënë se do të rishikohet çdo aspekt i bashkëpunimit me SHBA-në.

Ambasadori amerikan në Islamabad është thirrur po ashtu në bisedë informative nga Ministria e Jashtme e Pakistanit.

Pakistani i cilëson si shkelje të sovranitetit sulmet me aeroplanë pa ekuipazh të SHBA-së.

Po sot, talibanët pakistanezë kanë emëruar një lider të ri të lëvizjes islamike.

Radio Mashaal raporton se Khan Said është zgjedhur udhëheqës i grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan.
XS
SM
MD
LG