Ndërlidhjet

DV dënon vrasjen e Bekim Birinxhikut


Ilustrim

Ilustrim

“Demokracia në Veprim” ka dënuar ashpër vrasjen në Skënderaj të kandidatit të AAK-së për asamble komunale në këtë komunë, Bekim Birinxhiku.

Koalicioni i organizatave joqeveritare “i bën thirrje policisë që sa më shpejt që është e mundur të dalë me të dhëna zyrtare për motivet që kanë shkaktuar këtë akt tragjik, në mënyrë që të mos ngrihen tensione në opinion, në prag të ditës së zgjedhjeve”.

DV, përmes një komunikate për media, u bën thirrje edhe qytetarëve dhe subjekteve politike që, pavarësisht motiveve që kanë shkaktuar këtë rast, të mos ndikohen dhe të mos tensionojnë situatën në ditën e nesërme zgjedhore.
XS
SM
MD
LG