Ndërlidhjet

“Zhduket” anëtarja e burgosur e “Pussy Riot”


Nadezhda Tolokonnikova

Nadezhda Tolokonnikova

Njëra nga anëtaret e burgosura të grupit rus “Pussy Riot” është zhdukur, prejse është zhvendosur në një burg të ri, 10 ditë më parë.

Burri i Nadezhda Tolokonnikovas u ka thënë mediave amerikane se nuk ka marrë asnjë lajm nga ajo dhe se lokacioni i saj i tanishëm është duke u mbajtur sekret.

Tolokonnikova dhe një anëtare tjetër e grupit janë burgosur për shkak të një performance kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në katedralen më të madhe të Moskës, në shkurt të vitit 2012.

Ato janë dënuar me nga dy vjet burgim, ndërsa anëtarja e tretë e bendit është liruar me apel.
XS
SM
MD
LG