Ndërlidhjet

Vritet një kandidat i AAK-së për Skenderajn


Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Bekim Birinxhiku, është vrarë ttë shtunën në këtë qytet.

Mediat në Prishtinë thonë se autor i vrasjes është një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Viktima thuhet se ka qenë luftëtar i UÇK-së. Ende nuk dihen hollësi për shkaqet e këtij krimi.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar vrasjen në Skënderaj të kandidatit të listës së AAK-së në garën për Asamblenë Komunale të Skënderajt, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, Bekim Birinxhiku.

“AAK, duke u rezervuar nga kualifikimi i këtij rasti të rëndë dhe kriminal mbi jetën e Bekim Birinxhikut, fton organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë ta zbardhin rastin. Edhe pse nuk dihen motivet, fakti që vrasja është kryer një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, duhet t’i shtyjë organet e rendit dhe prokurorinë që ta zbardhin sa më parë këtë krim”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Birinxhiku.“Demokracia në Veprim” ka dënuar ashpër vrasjen në Skënderaj të kandidatit të AAK-së për asamble komunale në këtë komunë, Bekim Birinxhiku.

Koalicioni i organizatave joqeveritare “i bën thirrje policisë që sa më shpejt që është e mundur të dalë me të dhëna zyrtare për motivet që kanë shkaktuar këtë akt tragjik, në mënyrë që të mos ngrihen tensione në opinion, në prag të ditës së zgjedhjeve”.

DV, përmes një komunikate për media, u bën thirrje edhe qytetarëve dhe subjekteve politike që, pavarësisht motiveve që kanë shkaktuar këtë rast, të mos ndikohen dhe të mos tensionojnë situatën në ditën e nesërme zgjedhore.(v.tela)
XS
SM
MD
LG