Ndërlidhjet

Konfirmohet vrasja e dy gazetarëve francezë në Mali


Mali
Mali
Ministria e Jashtme e Francës ka konfirmuar se dy gazetarë francezë janë vrarë në qytetin Kidal të Malit, pasi janë rrëmbyer nga persona të armatosur.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shprehur indinjatën e tij mbi vrasjet, duke i cilësuar ato si “të neveritshme”.

Në janar të këtij viti, Franca ka dërguar mijëra trupa në Mali për të dobësuar kontrollin e rebelëve islamikë mbi një pjesë të shtetit afrikan.

Dy gazetarët e vrarë kanë punuar për Radion “France International”.
XS
SM
MD
LG