Ndërlidhjet

Kuba mbyll kinematë private


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet kubaneze kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të dhjetëra kinemave private dhe salloneve të video-lojërave.

Qeveria ka thënë se bizneset “nuk kanë qenë kurrë të autorizuara” dhe ka mbrojtur vendimin e saj për të instaluar “disiplinë” në sektorin privat.

Presidenti i shtetit komunist, Raul Castro, i cili ka pasuar vëllain e tij Fidel më 2008, ka ndërmarrë një seri reformash të orientuara në treg.

Ai ka hapur për shembull shërbime për vetëpunësim, duke licensuar afro 200 aktivitete, të tilla si taksija dhe restorantet e vogla.
XS
SM
MD
LG